![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/haradinaj-6.jpg)
Kryetari i AAK-së përkujton dëshmorët e batalionit ‘Shkelzen Haradinaj’
24 maj 2021
| 14:41
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.
Në 22-vjetorin e rënies së tyre, Haradinaj ka thënë se këta dëshmorë ishin djemtë e zgjedhur të kombit shqiptar.
“Ata ishin djemtë e zgjedhur të këtij kombi. Ata u bëne mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja. Ata ishin Batalioni Gardist “Shkelzen Haradinaj”. Sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë luftën heroike dhe sakrificën, flijimin dhe vetëmohimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.