Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni e pret në takim ambasadorin Dedaj
22 janar 2019
| 18:37
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj.
Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se toleranca, harmonia, barazia, mirëkuptimi dhe solidariteti, janë vlera tona kombëtare dhe fetare.
Postimi i plotë i ambasadorit Dedaj:
Toleranca, harmonia, barazia, mirëkuptimi dhe solidariteti, janë vlera tona kombëtare dhe fetare!
Reisul Ulema efendi Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, më nderoi me pritjen vëllazërore dhe dhuratën në emër të BFI-së, me rastin e emërimit tim ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë dhe vizitës sime të parë në Bashkësinë Fetare Islame në Shkup!