Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë: Mos u përqafoni, ruajeni njëri-tjetrin

13 maj 2021 | 08:03

Pas faljes së Namazit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli “ në Pejë, kryetari i Bashkësisë Islame në në këtë qytet, Musli Arifaj, ka uruar të gjithë myslimanët për festën e Fitër Bajramit.

“Në emrin tim dhe të Bashkësisë Islame, urojmë Fitër Bajramin duke e lutur Zotin që të mirat, rehatia dhe bereqeti të mbretërojë në familjet tuaja. Përshendetuni me zemër, mos u përqafoni, ruajeni veten dhe njëri-tjetrin”, tha ai.

Klan Kosova ka transmetuar live faljen e Namazit nga kjo xhami në Pejë ku vazhdimisht u kërkua për respektim të masave, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur…