Kryetari i bashkisë Bergamo: Spitalet plot, njerëzit po vdesin në shtëpi
“Spitalet janë të mbushur plot, njerëzit po vdesin në shtëpi”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori, në një bisede telefonike me homologun e vet të Barit.
“Ne nuk jemi në gjendje t’i sjellim të gjithë në spital, prandaj ndodh që shumë njerëz po vdesin në shtëpi”, u shpreh Gori.
“Unë bëra një hulumtim – thotë kryetari i Bergamos – duke krahasuar të dhënat e komunës time me ato të 12 të tjerëve dhe të dhënat e regjistrit për të vdekurit është katër me një”, njoftoi ai.
Më tej ai dha edhe një shifër për të infektuarit, por sqaroi se kjo shifër nuk është e saktë.
“Thuhet se në provincën e Bergamos janë 6 216 të infektuar, por janë vetëm të sëmurët në kushte serioze që vijnë në spital, ndërsa të tjerët nuk llogariten në statistika” , ka deklaruar Gori, raporton “Tgcom”.