Kryetari i Bashkisë së Lezhës pret në takim veprimtarin Sali Bislimi
Veprimtari, drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Bislimi ka thënë se me Ndreun u pajtuan për një promovim të turizmit në Zvicër, ku Lezha është vend turistik.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë të mirëpritem nga kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Pjerin Ndreu. Lezhës historike i kemi obligim respektin, aty ku është ADN ynë, sakrifica frymëzimi dhe dashuria jonë për kombin. U dakorduam për një promovim te turizmit në Zvicër ku Lezha premton shumë, kjo perle turistike shqiptare meriton të zë vendin e merituar. Kontaktet me vendin mik Zvicrën nuk do të mungojnë për t’i ardhur Lezhës si vlerë e shtuar. Respekt dhe mirënjohje për mikpritjen mik Pjerin”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.