Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë
17 shkurt 2019
| 23:09
Përmes një postimi në instragram kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar kosovarët për 11-vetorin e shtetësisë së Kosovës. “Gëzuar Ditëlindjen Kosovë!
11 vite plot me krenari e zhvillim, por më e mira është përpara! Forca! #Kosova!!” BASHKË100”, shkruan mes të tjerash Veliaj, në urimin e tij.
Urimin që e ka postuar Veliaj aty shihet në një foto të bërë me Morea Ukshini, vajzën e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, dhe fotografi të tjera nga pjesëmarrja e tij në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovë në Tiranë për Trupin Diplomatik dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të medieve dhe përfaqësues të klerit fetar.