Kryetari i BSPK-së: Shumë shpejt do të merret vendimi për pagën minimale

18 mars 2022 | 15:53

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se një vendim për pagën minimale në vend do të merre së shpejti.

Kjo pritet të ndodhë pas një refuzimi që sindikatat i kanë bërë një propozimi të qeverisë prej 264 eurosh.

“Shumë shpejt do ta thërras komisionin, sepse jam kryesues në Këshillin Ekonomik Social që të bëhet një kalkulim i pagës minimale dhe besoj se shumë shpejt do të vendoset për të”, është shprehur Hykolli në emisionin e ekonomisë “Portofol” në “Klan Kosova FM”.

Sipas Hykollit një pagë që mbulon nevojat e të punësuarave do të ishte e pranueshme për BSPK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka…