Kryetari i Buças: Rusët vranë 320 civilë
06 prill 2022
| 08:22
Kryetari i bashkisë së qytetit Buça ka thënë për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.
Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.
Fedoruk, gjithashtu, pretendoi se forcat ruse kishin qëlluar politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.
Ai i bëri thirrje ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të “vijë në qytetin Buça dhe t’i shohë trupat e njerëzve të vdekur, të shikojë në sy familjet, nënat, burrat dhe fëmijë që mbetën jetimë”.