Kryetari i Çairit nderon Gjergj Dedajn me mirënjohjen “Shën Nënë Tereza”

04 qershor 2021 | 16:52

Kryetari i Komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut, Visar Ganiu ka nderuar me mirënjohjen “Shën Nënë Tereza” ish-ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Ganiu ka thënë se Dedaj ka qenë një herë ambasador, por sipas tij, ai do të jetë dy herë ambasador në Maqedoninë e Veriut.

“Deri më tani keni qenë një herë ambasador, për neve nga sot e tutje do të jeni dy herë ambasador dhe mik i përjetshëm i të gjithë atyre që të njohën dhe bashkëpunuan me ju”, ka thënë kryetari i Çairit.

Ish-ambasadori Dedaj ka thënë se kjo mirënjohje është nder dhe respekt për të, familjen dhe Kosovën.

“Me këtë rast shpreha falënderimin tim të thellë dhe të sinqertë për respektin dhe bashkëpunimin që treguan liderët institucionalë, politikë, kori diplomatik, institucionet e sigurisë, qytetarët, komunitetet fetare, të arsimit, kulturës dhe artit, shoqëria civile dhe mediat gjatë shërbimit tim me dinjitet dhe krenari në Shkup”, ka thënë Dedaj.

Komuna Çair e Shkupit, ndanë këtë mirënjohje zyrtare “Shën Nënë Tereza” për individët dhe institucionet meritore, të cilët veprojnë dhe shërbejnë me nderë dhe përkushtim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar 23 persona pas…