Kryetari i ‘Dardanëve’: Loja me Maqedoninë të luhet me shikues dhe të fitojë Kosova

31 mars 2020 | 14:21

Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha po e pret me padurim ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Të dyja ekipet do të përballen në gjysmëfinalen e “play-offit” të Ligës së Kombeve, në kërkim të finales, pas së cilës mund të sigurohet kualifikimi në Euro 2020.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në muajin mars, por u shty për në qershor për shkak të koronavirusit.

Dhe në një videomesazh, dhënë për gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Reshat Ibrahimi, kreu i tifozëve kosovarë ka thënë se shpreson që kjo ndeshje të luhet me praninë e tifozëve në Shkup dhe sigurisht, uron që Kosova të fitojë këtë takim.

https://www.facebook.com/Reshatibrahimi.zyrtare/videos/3714706108571158/?t=0

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot…