Kryetari i Deçanit kërkon dorëheqjen e Arben Vitisë
14 maj 2021
| 13:35
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas grumbullimit të qytetarëve për t’u vaksinuar në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.
Ramosaj për këtë ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Jep dorëheqje minister z. Arben Vitia”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facbook”.