Kryetari i Deçanit kërkon nga Interex-i ta përmirësojë gabimin në emërtimin e rrugës

17 qershor 2021 | 14:45

Qendra tregtare Interex në Deçan në kuponët fiskal ka të regjistruar adresën me emërtimin: Rr. Marshall Tito.

Ndaj këtij emërtimi ka reaguar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se Deçani është ndër komunat e para në Kosovë që ka realizuar adresarin ku janë emërtuar rrugët.

E emertimi i kësaj rruge duhet të jetë ashtu siç është me adresar: Rr. “Luan Haradinaj”.

Ramosaj ka kërkuar nga Interex-i ta përmirësojë gabimin në emërtimin e rrugës.

“Deçani është ndër komunat e para në Kosovë, që ka realizuar Adresarin ku janë emërtuar rrugët, sheshet e kësaj komune. Shpresoj që kompania InterEx, ta ndreqë gabimin. Rr. ‘Luan Haradinaj’ përgjithmonë!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Smajl Latifi Të nderuar familjarë të dëshmorëve, të respektuar familjarë…