Kryetari i Deçanit kritikon qeverinë
21 mars 2020
| 10:59
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar sot nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë që të bëhen bashkë në këtë kohë kur pandemia e ka përfshirë gjithë botën dhe Kosovën. Ramosaj këtë kërkesë për qeveritarët e ka bërë në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, të nderuar ministra të Qeverisë.
Ju lutem!
Në menaxhimin e situatës tashmë të krijuar nga pandemia COVID-19, të jeni unifikues si institucion në vendimet që i nxjerrin, të cilat ju adresohen Komunave për zbatim.
Deri me tani Vendimet e pakoordinuara të dala nga ju, na kanë krijuar çoroditje në veprim.
Situatat Emergjente kërkojnë veprime praktike e konkrete.
E në veçanti vendime të unifikuese, nga njëri prej juve!