Kryetari i Deçanit kujton përvjetorin e Kuvendit të Pajtimit te “Verrat e Llukës”
34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të Gjaqeve te “Verrat e Llukës”. Tubimi më i madh i tillë në historinë tonë, ku qindra mijëra pjesëmarrës, u bënë dëshmitarë të bashkimit të shqiptarëve.
“Sot në këtë 34 vjetor, kujtojmë dhe nderojmë me respekt gjithë ata burra e gra, djem e vajza, intelektual e patriot, studentët e asaj kohe, klerët fetarë, profesorët e atdhetarët tjerë, të prirë nga burri i urtë, i mençur, prof. Anton Çeta, bashkë me prof. Zekria Cana e veprimtarë të tjerë, që i prinë kësaj lëvizje mbarëkombëtare të pajtimit të popullit tonë”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ka thënë se sot e përgjithmonë mirënjohës kontributit të lëvizjeve kombëtare për liri e bashkim!
“Përgjithmonë mirënjohës atyre që dhanë jetën për idealet kombëtare!”, ka shkruar Ramosaj.