![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/decan-1.jpg)
Kryetari i Deçanit mban takimin e dytë publik me qytetarët
22 dhjetor 2022
| 14:10
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët e kësaj komune.
Në këtë takim u prezantuan projektet e realizuara gjatë vitit 2022, si dhe është diskutuar për çështjet që i preokupojnë qytetarët e Deçanit për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale.
Sipas Ramosajt gjatë këtij takimi pranuan sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm.
“Ftoj gjithë qytetarët që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojmë të jemi bashkëpunues në mënyrë që të realizojmë qëllimet tona në zhvillimin e qytetit sepse pa koordinimin dhe angazhimin e plotë të qytetarëve nuk mund të kemi suksese”, ka thënë Ramosaj.