Kryetari i Deçanit nis mëngjesin me të vegjlit e çerdheve, ua uron festat e fundvitit
31 dhjetor 2024
| 10:54
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mëngjesin e sotëm e ka nisur me të vegjlit e çerdheve për t’ua uruar festat e fundvitit.
Me ketë rast Ramosaj u ka shpërndarë edhe dhurata.
“Mëngjesi im nisi me të vegjlit e çerdheve, për t’ua uruar Festat e Fundvitit, e nga ta mora buzëqeshje pafund me ëmbëlsinë që vetëm ata dinë ta dhurojnë”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.