Kryetari i Deçanit paralajmëron KEDS-in: Do të ketë protestë nëse vazhdohet me ndërprerjen e rrymës
18 dhjetor 2018
| 12:19
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se situata me energji elektrike në këtë komunë nuk është e mirë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se ka ftuar në zyrën e tij përfaqësuesit e KEDS-it, duke i paralajmëruar ata se nëse nuk ka ndërhyrje emergjente në afat sa më të shpejtë në stabilizimin e energjisë elektrike, atëherë do të ftojë qytetarët në protestë.
“Pas situatës së krijuar me gjendjen e rrymës në Komunën e Deçanit, sot ftova në zyrën time përfaqësuesit e KEDS-it, me këtë rast adresova kërkesën për ndërhyrje emergjente në afat sa më të shpejtë, në të kundërtën do të ftoj qytetarët në protestë”, ka shkruar Ramosaj.
/Epoka e re/