Kryetari i Deçanit pret në takim boksierin Kushtrim Tahirukaj
14 maj 2024
| 16:19
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka pritur në takim boksierin Kushtrim Tahirukaj, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
I pari i Deçanit ka thënë se ndihet krenarë me bashkëvendësit që korrin suksese në arnën ndërkombëtare.
“Kisha kënaqësinë që sot të takoj boksierin e suksesshëm dhe me shumë prespektivë, bashkëvendasin tonë, Kushtrim Tahirukaj nga Lluka e Epërme e Deçanit, por që jeton dhe zhvillon karrierën sportive në Gjermani. Boksieri deçanas Kushtrim Tahirukaj, para disa ditësh shënoj fitoren e radhës, duke shënuar fitoren e 17-të me radhë në karrierën e tij, prej tyre 6 fitore pa asnjë humbje në boksin profesional. 👊🥇 Krenarë gjithmonë me ju dhe bashkëvendasit tonë, si ju!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.