Kryetari i Deçanit pret në takim përfaqësuesit e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”
13 janar 2023
| 20:47
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim Bardhyl Mahmutin, Adnan Asllani dhe Bekim Makolli nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur”.
“Ne si komunë mbështesim plotësisht inciativën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. Njëherit i përgëzova për punën me vlera të mëdha!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.