Kryetari i Deçanit tërë natën qëndroi në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” për t’u gjendur pranë të helmuarve
13 korrik 2021
| 08:51
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka qëndruar tërë natën në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” për t’u gjendur pranë qytetarëve dhe personelit shendetësor, në menyrë që ta përballojnë sa më lehtë dhe sa më mirë situatën e krijuar pas helmimit të më shumë se 800 qytetarëve, ku dyshimet e para janë se janë helmuar nga uji i pijshëm.