Kryetari i Degës së OVLUÇK-së në Kaçanik ftohet nga Gjykata Speciale
24 janar 2020
| 14:06
Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Kaçanik, Hajrush Kurtaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati.
“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetar i Degës së Kaçanikut, Hajrush Kurtaj!”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/