Kryetari i Drenasit mbjell një fidan në sheshin “Fehmi Lladrovci”
Më rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me KRM “Pastrimi”, kanë organizuar me disa aktivitete simbolike shënimin e kësaj dite me mbjelljen e disa fidanëve, pastrimin e hapësirave publike si dhe vendosja e shportave në hapësirat publike të qytetit.
Këto aktivitete simbolike, janë bërë për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.
Në shënimin e kësaj dite ka marrw pjesë edhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci i cili në mënyrë simbolike ka mbjell një fidan në sheshin “Fehmi Lladrovci” si dhe ka vendosur një shportë statike për vendosjen e mbeturinave në hapësirat publike.
Lladrovci gjatë shënimit të këtyre aktiviteteve u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i hedhin mbeturinat në vendet publike, por në këto shporta, sepse vetëm duke ruajtur ambientin tonë që na rrethon, i kontribuojmë planetit në ruajtën e tij nga mbeturinat.
Ai ka pohuar se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për një zhvillim të qëndrueshëm, për ruajtjen dhe administrimin e burimeve natyrore, duke krijuar një raport të drejtë midis shkallës së përdorimit dhe mbrojtjes së mjedisit.