Kryetari i Drenasit voton me familje në Tiranë (Foto)
30 qershor 2019
| 15:35
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka nënshtetësi të Shqipërisë, ka votuar në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve lokale të cilat janë duke u zhvilluar në shtetin shqiptar.
“Çdo herë Tirana të ofron qëndrim të këndshëm. Ashtu ishte edhe sot kur me familje, takuam miqtë tanë. Gjatë kësaj vizite, munguan vetëm dy futbollistët që ndodhen në grumbullimin për garat në Ligën e Kampionëve. Tirana ka marrë pamje të metropolit të mirëfilltë për këtë pjesë të Evropës. Përgëzime z. Veliaj!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Lladrovci para se të bëhej kryetar i Drenasit, ka qenë ambasador i Kosovës në Shqipëri.
Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë duke u bojkotuar nga opozita shqiptare.
/Epoka e re/