Kryetari i Dritës kërkon që të dënohen Prishtina dhe Gjilani

14 maj 2020 | 23:02

Kryetari i Dritës, Valon Murseli, ka kërkuar dënimin e Prishtinës dhe Gjilanit, pasi kanë filluar stërvitjet pa lejen e Federatës së Futbollit dhe institucioneve shtetërore.

“Kjo nuk do shumë koment! Kur te gjithë ne jemi të detyruar nga FFK-ja dhe organet e shtetit që të qëndrojmë në shtëpitë tona dhe t’i respektojmë rekomandimet nga Instituti i Shëndetit Publikë, dikush mundohet të përfitoj nga kjo situatë. Dy klube që mëtojnë të na përfaqësojnë në Evropë, nuk i binden kërkesës së FFK-së e besa as kërkesës së shtetit. Kjo duhet të dënohet, profesionalizmi është krejt diçka tjetër o të nderuar! Nuk është profesionalizëm mos ta respektosh shtetin tënd, nuk është profesionalizëm mos ta respektosh Federatën tënde…! Shëndeti i lojtarëve duhet të jetë primar!”, ka shkruar Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia do të zgjasë ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare brenda vendit…