Kryetari i FBK-së ftohet në videokonferencën e dytë nga FIBA Europe

11 qershor 2020 | 16:26

FIBA Europe më 17 qershor nga ora 10:00 do ta organizojë videokonferencën e dytë për gjendjen e basketbollit, në këtë kohë të pandemisë me Covid-19. Në adresë të FBK-së ka ardhur ftesa nga FIBA Europe, në emër të kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel dhe zëvendëskryetarit John Goncalves, përgjegjës për federatat evropiane të renditura 33-50 në renditjen e Evropës.

Qëllimi i kësaj videokonference është ta vazhdojë vlerësimin e situatës aktuale që prek të gjitha Federatat Kombëtare Evropiane si rezultat i krizës Covid-19.

Në fund të muajit prill, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, kishte marrë pjesë në një videokonferencë me kryetarin e FIBA Europe, Turgay Demirel, nënkryetearët Jean Pierre Siutat, Carmen Tocala dhe John Goncalves, si dhe krerët e disa Federatave Nacionale. “Fetahu kishte raportuar mbi situatën aktuale në basketbollin vendor, anulimin dhe suspendimin e garave, problemet aktuale dhe potenciale me të cilat do të përballen aktorët në sferën e basketbollit, si dhe paraqiti idetë e tij lidhur me përkrahjen e mundshme nga organizata botërore e basketbollit gjatë fazës së rimëkëmbjes nga efekti i pandemisë së krijuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që…