Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjen Xhemaili me rastin e vdekjes së nënës Fatime Xhemaili

23 mars 2025 | 10:59

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen Xhemaili me rastin e vdekjes  së nënës Fatime Xhemaili.

“Nëna Fatime i dha Kosovës veprimtarët nga më të dalluarit të çështjes kombëtare, atdhetarët sypatrembur, i dha Kosovës Bajrush Xhemailin, Mustafën, Emrushin, Qamilin, Mufailin, Nazifen e Lumnijen secili nga ta emra të përveçëm, të skalitur përjetësisht me kontributin e tyre në historinë e themelet e lirisë së Kosovës, kontribut e lavdiplotë për të sotmen që gëzojmë si shtet e shoqëri”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit Aliu.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI NGA AGIM ALIU:

Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës simbol të qëndresës, sakrificës, atdhedashurisë, nënës Fatime Xhemaili.
Nëna Fatime i dha Kosovës veprimtarët nga më të dalluarit të çështjes kombëtare, atdhetarët sypatrembur, i dha Kosovës Bajrush Xhemailin, Mustafën, Emrushin, Qamilin, Mufailin, Nazifen e Lumnijen secili nga ta emra të përveçëm, të skalitur përjetësisht me kontributin e tyre në historinë e themelet e lirisë së Kosovës, kontribut e lavdiplotë për të sotmen që gëzojmë si shtet e shoqëri.
Nëna Fatime, qëndroi e palëkundur, përballë sakrificave të panumërta për dekada, heroinë e shembëlltyra më fisnike e nënës shqiptare.
Ngushëllime të sinqerta familjes Xhemaili, bashkëveprimtarëve, miqve e të gjithë të njohurve të të ndjerës.
Pushoftë në parajsën e paskaj, shpirti i saj fisnik!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit…