Kryetari i Ferizajt për vdekjen e Ramush Tahirit: Na tronditi e na la zemërthyer ikja jote e hershme

13 gusht 2021 | 22:12

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një telegrami ngushëllues, ka theksuar se me dhembje të madhe ka marrë lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ferizajasit të dalluar, politologut shembullor, personalitetit që i shërbeu skenës publike në disa funksione të rëndësishme në kohë të vështira e në kohë paqeje, bashkëqytetarit të tyre, intelektualit të rrallë, Ramush Tahiri.

“Dhemja është e madhe, për të gjithë që e njohën e patën rastin të punojnë me të. Gjithnjë korrekt, dinjitoz, i sjellshëm, plot kulturë e dije ishte paraqitja e tij. U shua sonte, një zotëri i rrallë, personalitet i papërsëritshëm, një nga zërat më të arsyeshëm të analizës politike, intelektual i kalibrit ndërkombëtar, mendjemprehtësia e të cilit, kultura që gjithmonë e karakterizonte, la gjurmë në mbamendjen e shoqërisë sonë”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Tahiri, ngushëllime miqve të të ndjerit, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjithë të njohurve të tij. Lamtumirë miku im, Ramush! Na tronditi e na la zemërthyer ikja jote e hershme nga kjo jetë! Dritë pastë shpirti yt fisnik!”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbledhur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku po…