Kryetari i Ferizajt: Projekti “Bashkimi i Qytetit” po bëhet
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se projekti “Bashkimi i Qytetit” është duke vazhduar të realizohet.
Ai ka thënë se për realizimin e këtij projekti madhor kanë vetëm edhe 30 për qind të punimeve pa realizuar.
“Ditë pas dite, 30 për qind e mbetur e punëve po ngrehet mu në zemrën e Ferizajt, kryevepra infrastrukturore ‘Bashkimi i Qytetit’, hallkë kjo më e madhja e më me peshë në zinxhirin e gjatë të transformimit infrastrukturor që po bëjmë çdo ditë të punës sonë, përgjatë gjithë trupit të qytetit e fshatrave. Pamje nga puna pa pushim, në kantierin që me çdo goditje gozhde po e bën më të afërt e të prekshëm transformimin, identitetin e ri të Ferizajt, që më shumë se gjithçka e meriton Ferizaj e ferizajasit”, ka thënë Aliu.