Kryetari i Ferizajt viziton të lënduarit në spital
Dyzet e dy persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar në lidhje me ketë shpërthim.
“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin ‘Village’ në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje. Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, ka thënë Aliu, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes. Kryetari Aliu ka vizituar edhe të lënduarit në spital.