Kryetari i Ferizajt vlerëson lartë figurën e Regip Xhakës, kandidat i PDK-së për deputet

22 janar 2025 | 13:31

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka vizituar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Xhaka ka thënë se me Aliun ka biseduar për fushatën zgjedhore, ku sipas tij, kryetari i Ferizajt ka shprehur bindjen se do jem zëri më i mirë i mërgatës në Kuvend.

“Sot për vizitë tek miku im punëtor, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Është impresionuese puna e tij në këtë qytet dhe vullneti që ka miku im për ta ndërtuar Ferizajn edhe më shumë është i jashtëzakonshëm. Me të biseduam për fushatën zgjedhore, ku edhe shprehi bindjen se do jem zëri më i mirë i mërgatës në Kuvend. Së bashku me kryetarin Aliu do punojmë që t’i realizojmë gjitha planet e kryeministrit Hamza, për Ferizajn dhe Kosovën. #RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131 #RXH34”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Lidhur me këtë vizitë, ka shkruar në “Facebook” edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ai ka thënë se Xhaka mishëron sakrificën në rrugën e gjatë drejt lirisë.

“Një personalitet që mishëron sakrificën në rrugën e gjatë drejt lirisë, duke qenë ish i burgosur politik, një emër që paraqet bashkë me të bijtë, ikonat e futbollit Granit e Taulant Xhaka, krenarinë tonë sportive e përtej saj, është ky Ragip Xhaka, veprimtari energjiplotë atdhetar e politik, historia e lavdisë dhe krenarisë kombëtare që ngërthehet në personalitetin e tij, që me shembullin e tij, paraqet vlerë të jashtëzakonshme për skenën tonë politike. Kënaqësi të mirëprisja mikun tim, Ragip Xhaka e bashkë të ndajmë momente të këndshme bashkëbisedimi mbi rrugëtimin e sotëm e të ardhmes politike”, ka shkruar Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia e Dortmundit ka shkarkuar trajnerin Nuri Shahin. Turku i…