Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

03 mars 2023 | 16:21

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është pritur të premten nga ministri Armend Mehaj, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë takim, ata, diskutuan rreth ndeshjes së futbollit ndërmjet Ushtrisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtrisë së Shqipërisë (FARSH), e cila do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, më 7 mars në orën 13:00 për nder të Epopesë së UÇK-së. Me këtë rast kryetari Ademi theksoi se FFK-ja do të jetë mbështetëse e këtij eventi me të gjitha kapacitetet e saj sportive.

Në anën tjetër ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e tij për kreun e FFK-së për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të organizuar evente sportive për FSK-në.

Në fund të bisedës, krerët e të dy institucioneve arritën marrëveshje për nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në fushën e sportit, që do të mundësojë organizimin e turneve të përbashkëta në të ardhmen dhe shfrytëzimin e aseteve të të dy institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brendi i inovacioneve të gjumit dhe produkteve të shtëpisë Comodita…