Kryetari i FFK-së, Agim Ademi takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini
05 korrik 2021
| 16:48
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij, anëtarët e KE-së Ismail Ajeti, Agim Nura, si dhe trajnerin e Përfaqësues së Kosovës, Genc Hoxha, ishte për vizitë në Gjakovë me ç’rast u pritën nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.
“Në këtë takim u diskutua për projekte të reja në fushën e sportit, të cilat kryetari Gjini i ka paraparë për t’i realizuar e ku Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë bashkëpunëtore. Kryetari Ademi iu gëzua investimit në futboll në këtë komunë, planeve për investim në ndërtimin e stadiumit, fushave stërvitore etj. Këto projekte pritet të fillojnë të realizohen së shpejti”, thuhet në njoftimin e FFK-së.