Kryetari i Fushë-Kosovës pret në takim drejtorin e Asociacionit të komunave
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka pritur sot në një takim pune drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Në këtë takim kryetari Berisha dhe drejtori Ibrahimi kanë biseduar për aktualitetet dhe preokupimet e pushtetit lokal dhe iniciativave ligjore në nivelin qendror të cilat kanë të bëjnë me nivelin lokal.
Drejtori Ibrahimi e njoftoi kryetarin Berisha për projektligjet që janë duke u hartuar si Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.
Kontratat Kolektive edhe problemet që kanë Komunat e Kosovës me to mbetet njëra ndër temat e rëndësishme e cila u diskutua gjatë këtij takimi në mes të kryetarit Berisha dhe drejtorit Ibrahimi.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ligjin për zgjedhjet lokale.