Kryetari i Gjakovës: Do të jemi afër familjeve për të dhënë ndihmën tonë si komunë

25 korrik 2021 | 15:56

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për personat që kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në Kroaci si dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Jam i tronditur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci. Ishin bashkatdhetarët tanë që ishin nisur nga Gjermania drejtë Kosovës. Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e dhjetë viktimave dhe me gjithë zemër uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë”.

“Ne jemi angazhuar si institucion lokal që të komunikojmë edhe me autoritetet kroate dhe do të jemi afër familjeve për të dhënë ndihmën tonë si institucion”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë…