Kryetari i Gjilanit akuzon LDK-në dhe PDK-në për bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve

13 shkurt 2025 | 12:06

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se pas javësh të tëra bllokade nga opozita dhe thirrjeve të tij të vazhdueshme drejtuar fillimisht asamblistëve të partive opozitare dhe më pas edhe kryetarëve të këshilltarëve komunalë, dje ka ftuar një takim urgjent sot kryetarin e degës së LDK-së në Gjilan dhe kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës.

“Në këtë takim, i kam ftuar z. Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, për të diskutuar buxhetin e komunës dhe ngërçin institucional me të cilin po përballemi. Qytetarët e Gjilanit vlerësojnë drejt e nuk harrojnë. Po u bëjë thirrje përsëri, që të reflektoni e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit!”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po bëhet numërimi…