Kryetari i Gjilanit dhe ministri Rashiq flasin për çështjet e komuniteteve joshumicë
06 shtator 2023
| 12:05
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, ka pritur në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe stafin e tij.
“Diskutuam për çështjet e komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e bashkëpunimit për ofrimin e kushteve më cilësore për këtë kategori, si dhe vizituam çerdhen në fshatin Shillovë, ku u njoftuam nga afër me nevojat dhe sfidat e tyre”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.
Ai theksoi se ministri Rashiq shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje financiare të projekteve tona në të mirën e komuniteteve joshumicë, e të cilat janë të shumta.
“Bashkë qeverisim, për të gjitha shtresat”, ka thënë kreu i Gjilanit.