Kryetari i Gjilanit emëron drejtorët e drejtorive komunale
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë publik emrat e drejtorëve të rinj për mandatin katërvjeçar të qeverisjes në këtë komunë.
Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani
“Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.