Kryetari i Gjilanit inspekton në terren projektet infrastrukturore

09 qershor 2022 | 13:06

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po i vazhdon vizitat në terren për t’i parë nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore.

Kreu i Gjilanit ka vizituar punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sikurse edhe disa projekte të tjera të cilat po realizohen.

“Punimet tek çerdhja ‘Ardhmëria 2’, sanimi i gropave dhe asfaltimi i rrugës në lagjen ‘Dardania’, janë vetëm disa nga punimet në të cilat po angazhohen ekipet tona”, ka deklaruar kryetari i komunës, Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix Ramosaj sapo ka publikuar këngën më të re me…