Kryetari i Gjilanit merr dozën përforcuese të vaksinës kundër Covidit
13 janar 2022
| 09:59
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19 në qendrën e mjekësisë familjare Dardania.
“Numri i rasteve të infektimit është në rritje e sipër, përderisa e gjitha bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik. #VAKSIONOHU”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.