Kryetari i Gjilanit, pas incidentit: Skena të tilla s’duhet të shihen askund
03 prill 2022
| 17:50
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në mes Gjilanit e Ballkanit, ku u sulmua portieri i mysafirëve nga tifozët vendas.
Hyseni shprehu keqardhje për incidentit, teksa shtoi se skena te tilla nuk duhet të shihen askund, e aq më tepër në sport.
“Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri”, ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë se tifozët e Gjilanit, kanë sulmuar portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.