Kryetari i Gjilanit: Për të shërbyer në ushtri heq dorë nga i pari i Gjilanit
06 janar 2022
| 08:51
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është përballur me një pyetje të vështirë në emisionin festiv të “Kiks Kosova”.
Ai u pyet nëse do të hiqte dorë nga kryetarllëku në Gjilan nëse do t’i vinte një ftesë për t’u bërë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I pari i Gjilanit befasoi me përgjigjen kur tha se për t’u bërë ushtar i ushtrisë së Kosovës do të hiqte dorë nga posti që e ka aktualisht.
“Është nder dhe privilegj i madh për të shërbyer në këtë institucion mbrojtës së vendit”, ka thënë Hyseni.