Kryetari i Gjilanit përmbyll vizitën disa ditore në Turqi të organizuar nga OBE – TURKOS
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik OBE – TURKOS ia cila udhëhiqet nga kryetari i Bordit, afaristi ferizajas, Faton Hasani me një delegacion të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni kanë përmbyll vizitën disa ditore në Turqi.
Gjatë kësaj vizite ky delegacion ka takuar shumë kryetar komunash dhe drejtues të bizneseve me qëllim të njohjes sa më afër të mundësive të tërheqjes së këtyre investimeve të Korporatave në funksion të zhvillimit ekomomik të komunës së Gjilanit.
Kështu është bërë e dituar nga faqja zyrtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik OBE – TURKOS.
Njoftimi i plotë:
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik OBE – TURKOS sot përmbylli vizitën disa ditore në Turqi ku delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe anëtar të tjerë vizitoi një numër të konsiderueshëm të Bashkive, Komunave, Odave Ekonomike dhe Korporatave të mëdha të biznesit.
Vizita ishte në funksion të krijimit të mundësive për vënien e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Bashkive e Komunave të shumta në Turqi, si dhe tërheqjen e investimeve nga Korporata të ndryshme në funksion të zhvillimit ekonomik të komunës së Gjilanit.
Takimi i fundit u zhvillua në Ankara në Komunën e Etimesgut, ku delegacioni u pritë ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës.