Kryetari i Gjilanit premton transparencë të plotë në konkurset e arsimit
15 shkurt 2022
| 12:57
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur të martën në takim zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.
Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Hyseni ka thënë do të ketë transparencë të plotë në konkurset e arsimit në Gjilan, ndërkaq ka theksuar nevojën e rritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes bizneseve dhe universiteteve për punën e praktike të studentëve.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupuvci, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe ka konfirmuar bashkëpunimin e mirë mes MAShT-it dhe Komunës së Gjilanit, derisa ka konfirmuar edhe implementimin e projektit të veçantë për rekrutimin e mësimdhënësve për rritjen e nivelit të arsimit.