Kryetari i Gjilanit priti në takim ambasadorin italian, folën për projektet e komunës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim është diskutuar për të arriturat dhe prioritetet e komunës.
“Biseduam për të arriturat tona, sfidat dhe projektet e së ardhmes. U dakorduam që të forcojmë mundësinë e bashkëpunimit”, është shprehur Hyseni.
Ambasadori De Riu tha se pati kënaqësinë të takohet me kryetarin Hyseni, siç ka thënë ai, për të diskutuar rreth sfidave dhe planeve të ardhshme të Komunës së Gjilanit.
“Ambasadori, premtoi mbështetje për komunën dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm. Ata gjithashtu eksploruan mënyra për të forcuar partneritetin, duke filluar me theksimin më efektiv të kompanive dhe investimeve italiane dhe duke theksuar rëndësinë e kulturës italiane”.
“Kryetari Hyseni dhe ambasadori De Riu, vlerësuan nivelin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit të arritur deri më tash, duke shpresuar në vazhdimin e tij edhe më tej”, thuhet tutje në komunikatë.