Kryetari i Gjilanit publikon projektin e Stacionit të Autobusëve
29 janar 2024
| 08:34
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar projektin e Stacionit të Autobusëve i cili kap vlerën e 1 milion eurove.
Këtë projekt kryetari i Gjilanit e ka publikuar në kuadër të nismës ‘7 javë, 7 projekte’.
“Kushte jo të mira operimi, ambiente jo të dinjitetshme dhe imazh jo i mirë! Me performanca impresionuese të ndërmarrjeve publike mungon edhe hapësira e punës si element plotësues. Me infrastrukturë të re e moderne, parkingje nëntokësore, sukseseve të ndërmarrjes nuk i qëndron më asnjë pengesë përpara”, ka thënë ai.