Kryetari i Gjilanit thotë se ka rritur buxhetin për bujqësi në 1.5 milionë euro

20 nëntor 2024 | 13:26

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Lulëzim Shala në fshatin Ponesh, përfitues i subvencioneve nga komuna.

“Këtë javë do të ndajnë me qytetarët, disa të arritura të jashtëzakonshme në fushën e bujqësisë. Për vitin 2023, ne kemi ndarë një buxhet të përgjithshëm prej 1.5 milionë euro për këtë sektor”, tha Hyseni.

I pari i komunës shtoi se prej këtij buxheti, 800 mijë euro vijnë nga buxheti komunal, ndërsa 700 mijë euro janë siguruar përmes marrëveshjeve të bashkëfinancimit.

“Kjo përbën një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me vitin 2022, kur gjetëm një buxhet te miratuar nga qeverisja e kaluar në vlerë prej 390 mijë euro”, theksoi Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, shton se përveç rritjes së buxhetit, një tjetër arritje e madhe është rritja e transparencës në ndarjen e subvencioneve.

Sipas tij sot, fermerët dhe bujqit kanë mundësinë të përfaqësohen drejtpërdrejt në Kuvendin Komunal gjatë procesit të ndarjes së subvencioneve.

Më tej i pari i Gjilanit tregoi se një tjetër hap i rëndësishëm, ka qenë edhe krijimi i një zyre të veçantë për bujqit dhe fermerët brenda Komunës.

Kjo zyrë ka lehtësuar dhe përshpejtuar marrjen e shërbimeve dhe është gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar me çdo pyetje apo nevojë që mund të keni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të…