Kryetari i Gjykatës së Apelit: Pa rritje të numrit të gjyqtarëve s’mund të ketë efikasitet
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka bërë me dije sa pa u rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitete në punës e kësaj gjykate.
Në një konferencë për media, ku është prezantuar puna gjashtëmujore i kësaj gjykate, ai ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit.
Sipas tij, aktualisht kjo gjykatë ka vetëm 11 gjyqtarë. “Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, ka deklaruar Shala .
Ai ka deklaruar se për ta rritur efikasitetin e kësaj gjykate, duhet të shtohet numri i gjyqtarëve. “Është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa i rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitet”, ka deklaruar ai.