Kryetari i Gostivarit në mbështetje të Vetëvendosjes

23 shtator 2019 | 11:41

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, në një postim të tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje është në Kosovë, kryetari i Komunës së Gostivarit, dr. Arben Taravari, i cili njëherësh është edhe sekretar gjeneral i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.

Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës:

Dr. Arben Taravari, Kryetari i Gostivarit, Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, ish-ministër i shëndetësisë në Maqedoni. Ai me ekipin e tij erdhi në mbështetje të ndryshimit aq të nevojshëm por edhe të pashmangshëm në Kosovë.
#erdhidita
#svecla9
#levizjavetevendosje126

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Naim Syla, FSHMN, UP Informacionet nga TV tona…