​Kryetari i Hanit të Elezit nuk shkon në pushime: Unë pushimet i kaloj gjatë natës, kur më merr gjumi

12 shtator 2023 | 11:06

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur se qasjen me qytetarët e komunës së tij e ka shumë të lehtë.

Thotë se qytetarët e kësaj komune janë të gatshëm të diskutojnë me të për të gjitha problemet e tyre.

Ballazhi thekson se është i përkushtuar në punën dhe objektivat e tij, të cilat do të i arrij gjatë mandatit të tij.

“Unë pushimet i kaloj gjate natës, kur me merr gjumi përndryshe pushimet e tjera nuk kam planifikuar për shkak të angazhimeve që i kemi dhe vërtet muaji gusht – muaji i pushimeve institucionale unë nuk kam pasur mundësi të shkojë në pushim, jo se nuk kryhen projektet se nuk jam këtu, por unë jam i përkushtuar që ato projekte t’i shoh duke u kryer”, tha Ballazhi

Kreu i komunës së Hanit të Elezit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë fyerje nga qytetarët, ani pse qytetarët shpesh herë nuk pajtohen me ndonjë projekt komunal.

Ballazhi thotë se pozitë e kryetarit nuk ia ka ndryshuar qasjen e komunikimit me qytetarë duke thënë se është përkrahë tyre sa herë ata kanë nevojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burime të gazetës "Epoka e re" kanë konfirmuar se është…