Kryetari i Hanit të Elezit takon futbollistin e Kosovës U19, Enis Vilën
Futbollisti me prejardhje nga Necavci i Hanit të Elezit, Enis Vila, i cili jeton në Gjermani, së bashku me babanë e vet, Muhamet Vilën, kanë vizituar kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Refki Sumën.
Kryetari Suma e ka përgëzuar Enisin i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U19, të cilit i ka dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze me fanellën e Kosovës. Enis Vila së bashku me babën Muhametin e kanë falënderuar kryetarin Suma për pritjen dhe angazhimin e tij karshi kërkesave të qytetarëve të qytetit të tyre.
Po ashtu, Enisi i ka premtuar kryetarit Suma se do të jetë një përfaqësues i denjë i kësaj treve në reprezentacionin e Kosovës.
Ditë më parë Enis Vila ka vizituar edhe Kompleksin Memorial në Prekaz, ku është pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma me Enis Vilën.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me Enis Vilën